Jo pak herë sportive, Alketa ka treguar se e respekton shumë mjedisin.

Nëse mendoni se ajo shkon me një super makinë në punë, e keni gabim. Kështu ditën e sotme, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu na frymëzoi të gjithëve me postimin e saj në Instagram. Veshur plot stil me të bardha e hipur mbi një biçikletë Alketa shkruan: “Në punë me biçikletë”.

Advertisement

 Madje për të na nxitur edhe më shumë të marrim një biçikletë në punë dhe jo vetëm, moderatorja ka shkruar për revistën Class: “Mendoj se kjo mund të kthehet në një ritual të përditshmërisë, si një zgjedhje praktike që t’i mbush ditët me sportivitet, dhe kur fare mirë e kupton se kësi gjërash të vogla mund të ta mbushin shpirtin plot.

Mos e mendoni dy herë! Biçikleta është shpëtim!”

Eh pra, ç’prisni?