Tendenca per të fajësuar të tjerët për dhimbjen dhe vuajtjet që kalojme është një tipar qe gjendet në shumicën prej nesh. Gjithsesi është fakt se në shumicën e kohës është sjellja jonë që duhet fajësuar për atë që nuk shkon në jetët tona. Mund të rifilloni diçka të re dhe të nisni një rrugëtim të ri në mënyrë që gjërat të përmirësohen.… Ja se cilat janë disa gjëra që duhet të ndaloni së bëri në jetën tuaj, gjëra që ju mbajnë peng dhe që nuk ju bëjnë aspak mirë.
BOLL MBAJTËT MËRI: N’a besoni mëria nuk ndihmon kurrë. Mjaft jetuat me një zemër të mbushur plot me urrejtje e zemërime. Kjo gjë do t’ju ndikojë më shumë ju se personin që në të vërtetë urreni. Më mirë vërini kapak dhe boll i latë të tjerët t’ju prishin lumturinë.
BOLL I FAJËSUAT TË TJERËT! Kujtojini vetes se JU dhe vetëm JU jeni përgjegjës për situatën në të cilën ndodheni. Boll i fajësuat të tjetrët për problemet tuaja. Më mirë ecni përpara dhe regulloni gjërat për veten tuaj.
BOLL SHPENZUAT PARATË QË NUK I KENI: Marrja borxh e parave dhe jetesa me karta krediti duhet të jetë patjetër në këtë listën e gjërave që duhet të ndaloni së bëri menjëherë në jetën tuaj. Shpenzoni vetëm paratë që fitoni apo keni tuajat. Nuk ka asgjë të gabuar të shijosh luksin e jetës, ama këtë duhet t’a bëni me paratë tuaja dhe jo duke u bazuar tek paratë e të tjerëve.
MJAFT ME PARA/GJYKIME: Përse të shpenzoni kohë duke para/gjykuar të tjerët? Boll ngelët duke paragjykuar/gjykuar dhe kryqëzuar çdokënd që nuk i përputhet skemës suaj të mendimeve. Më mirë përqendrohuni në përmirësimin e jetës suaj.
BOLL DOLËT ME NJERËZIT E GABUAR: Më thuaj me kë rri të të them se cili je thotë populli ynë. Mos rrini me njerëz që ju marrin lumturinë nga jeta. Qëndroni me ato persona që ju frymëzojnë për të arritur në lartësi të reja.
BOLL JETUAT ME TË SHKUARËN: E shkuara është histori e ardhmja mister e tashmja është dhuratë, ndaj boll jetuat të shkuarën, por përpiquni që t’a bëni të tashmen të bukur.
BOLL ME TË QENURIT NEGTIV: Negativiteti ju ndikon negativisht. Përqafoni pozitivitetin në jetën tuaj dhe ndaloni së qenuri negativë.
BOLL ME PËRTACINË, DEMBELIZMIN, PLOGËSHTINË. Jeta është shumë e shkurtër ndaj bëni maksimumin për t’a bërë çdo moment produktiv. Sigurohuni që t’i ekzekutoni planet në kohë.
BOLL ME XHELOZINË: Xhelozia nuk ju çon askund. Eksploroni mënyrat me të cilat të tjerët janë xhelozë për ju. Dhe kjo mund të realizohet vetëm nëse ndaloni së qenuri xheloz për dikë tjetër.
BOLL E GËNJYET VETEN: Ne n’a pëlqejnë të jetojmë në mohim. Edhe pse nuk është e mundur t’a gënjejmë veten, ne vazhdojmë të jetojmë në një botë “të bërë të besueshme”. Ndaj boll e gënjyet veten dhe kështu do t’i jepni kuptim jetës.
Filloni të mos bëni gjërat e përmendura deri tani dhe do të shihni të ndodhë magjia. Shumë shpejt do të kuptoni se jeta nuk ka qenë kurrë kaq e bukur