Martohet Valeria Marini

Showgirl-i Valeria Marini dhe sipërmarrësi Giovani Cottone janë martuar në bazilikën romane të Ara Coeli. Në ceremoninë e blinduar kanë qenë të pranishëm 700 personazhe vip. Artistja zbriti nga makina dhe është mbrojtur shumë nga fotografët me një çadër të bardhë deri në hyrje të kishës. Pamjet e dasmës ndoshta do t’i shiten ekskluzivisht ndonjë reviste. Në Twitter qarkullojnë disa fotografi të nuses, e cila është duke shkuar në altar përkrah të atit e veshur me një fustan të bardhë nga Ermanno Scervino.

 

Advertisement