Këtë mëngjes i ftuar në “Wake Up” ishte Lorik Cana, i cili foli edhe për jetën e tij personale, ku ndër të tjera tha se do të donte që të sillte në jetë një motër ose vëlla për djalin, Bojken. Madje shtoi se e shoqja ia kishte gjetur emrin që tani nëse do të ishte vajzë.
Kaq mjaftoi dhe lajmi u përcoll nga portalet në mënyra nga më ndryshmet, duke arritur deri aty sa u bë fakt i kryer se Monica pret një fëmijë të dytë.
Kështu iu desh vetë asaj të reagonte në Instagram me një video, ku tregon fare qartë se nuk është shtatzënë.
Siç e sqaroi edhe Loriku, ata kanë thjesht dëshirë të kenë edhe një fëmijë të dytë.