Çmimet Oscars që u mbajtën të dielën e kaluar, tërhoqën vëmendjen e Trump, i cili nuk i mbajti për vete shakatë me ironi. 

Me anë të një statusi në Twitter, ku është shprehur: “Oscars me vlerësimin më të ulët në histori. Problemi është se nuk kemi më yje, përveç presidentit tuaj ( bëj shaka, sigurisht)”, ka shkaktuar shumë reagime, por asnjëra nuk vlen aq sa ajo e moderatorit Jimmy Kimmel, i cili ishte prezantuesi i eventit të madh për herë të dytë.

Advertisement

Ai ka ripostuar në profilin e tij në Twitter, atë çfarë Trump kishte shkruar, me një koment të tillë: “Ju faleminderit, Presidenti me vlerësimin më të ulët në histori”, duke i vënë kapakun këtyre lloj deklaratash.