Momentet më të bukura nga dasma e Kledi Kadiut dhe Charlotte Lazzari (Foto)

Një dasmë si në përralla…

Balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu ka kurorëzuar me martesë dashurinë disavjeçare me balerinën 26-vjeçare Charlotte Lazzari javën e kaluar.

Advertisement

Ceremonia ka qenë private dhe asnjë prej të dyve nuk postoi asgjë në rrjetet sociale, deri më tani…

“28 qershori, ekzaktësisht 8 ditë më parë, ky njeri më premtoi që do të kujdesej për mua dhe unë i premtova të njëjtën gjë. Thjesht një ritual që na karakterizon. Me ritin e dritës bashkuam shpirtrat tanë në një flakë të fortë dhe unike.

Më 28 qershor bashkuam njerëz nga e gjithë Europa, në mënyrë që dashuria jonë të mund të festohej dhe ndahej në një festë të madhe me të gjithë njerëzit që duam. Dhe kjo festë doli më mirë nga sa pritej.

…Faleminderit atyre që ishin të pranishëm (edhe vetëm me mendje) dhe u përlotën, buzëqeshën dhe gëzuan me ne. Sa bukur është të falenderosh kaq shumë njerëz… dhe sa bukur është të falenderosh TY, që e bën çdo ditë unike, si 28 qershori ynë,” –ka shkruar Charlotte.

Kurse Kledi është shprehur: “Faleminderit të gjithë miqve tanë që kanë ndarë këtë ditë shumë të rëndësishme për mua, një ditë që mendoja se nuk do të vinte kurrë. Dashuria për Charlotte dhe për Lean tonë të mrekullueshme, fjalët që kanë prezantuar ceremoninë, dashuria e familjeve dhe miqve tanë, që erdhën nga larg dhe afër, kurorëzuan dashurinë tonë dhe e bënë gjithçka perfekte. Faleminderit për shpërthimin e emocioneve që më dhuruat. Faleminderit Charlotte që je gruaja që kam dëshiruar gjithmonë dhe që më bërë baba të Lea-s tonë.”