Moment historik në Indi, Gjykata e Lartë dekriminalizon “Gay Sex”

India është duke festuar.

Kjo pasi Gjykata e Lartë mori vendimin se marrëdhëniet homoseksuale nuk do konsiderohen më vepër penale. Mediat nga e gjithë bota publikojnë lajmin, teksa sqarojnë se vendimi i sotëm shfuqizon atë të vitit 2013, (i njohur si neni 377) ku seksi mes personave të së njëjtit seks konsiderohet si një vepër e çuditshme dhe ofenduese.

Advertisement
People belonging to the lesbian, gay, bisexual and transgender (LGBT) community celebrate after the Supreme Court’s verdict of decriminalizing gay sex and revocation of the Section 377 law, at an NGO in Mumbai, India, September 6, 2018. REUTERS/Francis Mascarenhas

Gjykata ka vendosur tashmë që diskriminimi në bazë të orientimit seksual është shkelje thelbësore e të drejtave të njeriut. Shumë derdhën lot gëzimi, të tjerë brohorisnin e kërcenin nga vendimi që u mor.

Edhe pse opinioni publik në qytetet më të mëdha të Indisë ka qenë në favor të heqjes së ligjit, ka ende kundërshtime nga grupe kryesisht fetare dhe komunitete konservatore që vazhdojnë ta konsiderojnë marrëdhënien seksuale mes të njëjtës gjini një gjë të çuditshme. Ky vendim i sotëm shënon edhe një fitore të madhe për gjithë komunitetin e LGBT-së atje.