Moderatorja e njohur në mbrojtje të Meghan Markle: Po trajtohet keq nga shtypi

Oprah Winfrey, një nga producentet dhe moderatoret më të njohura ka vendosur së fundmi të dalë në mbrojtje të Meghan Markle, duke folur mbi mënyrën se si ajo po trajtohet nga shtypi. “Mendoj se ajo po portretizohet jo në mënyrë të drejtë. Nëse njerëzit do ta njihnin vërtetë, do të kuptonin që ajo jo vetëm nuk është ashtu si të gjithë thonë, por që është e butë, e ngrohtë dhe shumë e qeshur. Shoh këtë shtypin ‘e çmendur’ rreth saj dhe mendoj se është shumë e padrejtë”, është shprehur Oprah.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se Meghan nuk lexon asgjë rreth vetes, në mënyrë që të mos lejojë negativitetin e mediave të ndikojë në jetën e saj. Kujtojmë se gjatë muajit prill, Meghan dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të parë.

Advertisement

/RevistaWho/