Skivi rikthehet fuqishëm, ua bën të qartë të gjithëve se nuk u bë i famshëm nga ‘Babastars’

 

Në fillim të 2019, Skivi konfirmoi edhe njëherë largimin nga labeli ‘Babastars’ dhe dha disa shpjegime për fansat e tij. Ai tregoi se grupi u krijua nga kontributi i tij, Ledri Vulës, Getoar Selimit dhe Agon Amigës. Më pas ai zbuloi se mosmarrëveshjet dhe interesat personale shkaktuan përçarjen e grupit. Pas ndarjes Skivi lajmëroi fansat se do të rikthehej së shpejti me këngë të reja dhe e mbajti fjalën. Ditën e sotme reperi publikoi këngën “Panika”, e cila brenda saj mban dy këngë të tjera “Jetë e shkurt” dhe “Intro”.

Advertisement

Videoklipi që ai ka realizuar ngjason si një film me metrazh të shkurtër, brenda të cilit tregon disa të vërteta për karrierën e tij. Në një pjesë shfaqen dy djem që diskutojnë për Skivin dhe nëpërmjet tyre ai tregon se nuk u bë i famshëm nga ‘Babastars’, sepse ka 15 vite që këndon. Më pas në këngën “Intro” Skivi thotë se nuk do ndalet dhe se do vazhdojë të bëjë muzikë. Kujtojmë se reperi në fillim ishte pjesë e grupit “Skillz” me Ledrin dhe pas shpërbërjes u bë pjesë e labelit të ‘Babastars’. 

/RevistaWho/