Ajo është e re në fushën e moderimit, por na ka bërë për vete që në daljen e saj të parë në emisionin “Jo vetëm Modë”.
Po flasim për bukuroshen Nevina Shtylla, e cila gjithashtu ishte bashkëprezantuese te edicioni i fundit i “Kënga Magjike”. Ish-miss Shqipëria para disa kohësh tërhoqi vëmendjen e portaleve pasi publikoi një foto duke u puthur me një djalë, por ajo nuk ka folur asnjëherë publikisht për romancën e saj.
E ftuar në emisonin “Rudina”, e ngacmuar nga moderatorja, Nevina më në fund pranoi se është një një lidhje.
“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë… Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj.”-u shpreh Shtylla në emision. Por, e pyetur se përse ka hezituar ta bëjë publike në rrjetet sociale lidhjen e saj, bukuroshja u shpreh se dëshiron që jeta e saj private të mbetet e tillë.
“Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes. Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time private sepse zgjedhja për të qenë person publik ka qenë e imja, jo e personave rreth meje.”-u shpreh bukuroshja.