Sot festohet Fiter Bajrami nga besmitarët myslimanë dhe personazhet e njohur përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, na kanë ngrohur zemra me urimet e tyre.
Kurse moderatori i “1 Kafe Me Labin”, Labinot Gashi përveçse na ka uruar Bajramin së bashku me bashkëshorten e tij, Qëndresën, ka dhënë edhe lajmin e madh që do të bëhet baba për herë të parë.
“Nga ne te tre urime Fiter Bajrami. Faleminderit Zot për gjithçka”, -shkruan Labi në Instagram.
Qëndresa duket mjaft bukur, dhe tashmë i duket edhe barku i rrumbullakosur. Ata nuk kanë zbuluar ende gjininë e bebit, por jemi në pritje.