Noizy fton Erion Veliaj për stërvitje në boks (Foto)

Ditën e sotme, teksa kryebashkiaku i Tiranës po shkonte në takimin me artistët për të diskutuar shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulmuar nga një prej militantëve të PD-së, i cili e qëlloi me vezë, por Veliaj arriti t’i shmangej.

E gjithë kjo situatë u kthye në një seri memesh në internet, një prej të cilave madje e postoi dhe vetë ai. Në një nga komentet e shumta është edhe ajo e Noizy-t. Sipas reperit, Veliaj ka shumë potencial për te luajtur boks, aq sa u tregua i gatshëm ta stërviste atë (gjithmonë me shaka, por ku i dihet).

Advertisement