Sepse vajzat shqiptare janë thjesht shumë të bukura…
Modelet shqiptare kanë arritur që të ecin mjaft mirë në tregun ndërkombëtar. Disa prej tyre kanë realizuar sete fotografike për firma prestigjoze në mbarë botën, e disa prej tyre kanë rrëmbyer kurorën e më të bukurës.
Këtë herë vajza shkodrane Margaret Shllaku është vlerësuar me çmimin “Best Photomodel of the World” në listën e pesë vajzave më të bukura të botës.
Mbrëmja është zhvilluar në “Théâtre du Gymnase Marie Bell” në Paris, ku kanë marrë pjesë modele nga 35 shtete të botës. Kurora e “Best Model of the World 2017” është rrëmbyer nga modelja ukrainase Julia Gershun.