Energy Radio është zgjuar ndryshe mëngjesin e sotëm…

Emisioni më i ri “Chaud Patate” nisi sezonin e saj të parë me tema interesante, informacione, bashkëbisedim me publikun, batuta, telefonata speciale me personazhe te njohur dhe padiskutim shumë të qeshura.

Advertisement

Një ndër personazhet që ju bashkuan emisionit në puntatën e sotme ishte aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj. Ajo na tregoi se si ndihej pak para finales së “Dance with Me” dhe ndau me ne “surprizën” që po përgatit për emisionin e saj “Mos i fol shoferit” në datën 30 dhjetor në Ora News.
Nëse zakonisht jeni mësuar të shikoni Rudinën dhe një taksi, pak para Vitit të Ri përgatituni të shihni dy taksi. Nga kjo kuptohet që Rudina do të ketë dhe një tjetër bashkëprezantuese në krah, por se për kë bëhet fjalë na mbetet të presim oren 21:00 në 30 dhjetor.

“Me thënë të drejtën nga njëra anë gëzoj pak se më ka ngrënë shumë kohë gjatë këtyre dy muaj e pak që jam aty, ka qenë goxha imenjative. Por, unë e di që do gëzoj dy ditë që mbaroi, por pastaj do mërzitem shumë. U mësova me atë ritmin e përditshëm dukë vajtur nga dy orë në ditë në prova. Kam bërë dhe shumë miq të të mirë, më është bërë si sëmundje ajo Ana Lika.”,- u shpreh Rudina për finalen e “Dance with Me”.

Ndërsa për specialen e Vitit të Ri Rudina tha: Në datën 30 që është pak para Vitit të Ri, do të kemi dy taksi, jo një taksi. Gjithashtu, nga 60 minuta emisioni do të jetë 90 minuta dhe në këto 90 minuta ju premtoj që nuk do trasheni asnjë sekond.

Megjithatë, dhe pse Rudina nuk e zbuloi se kush do të jetë shoqërusesja e saj, radionrg.al ka mësuar se përveç saj në puntatën speciale do jenë dhe dy vajza seksi, ku njëra do do jetë shofere, ndërsa tjetra pasagjere.

Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shohim specialen e Rudinës me të qeshura pafund.