Modelja e Victoria’s Secret kritikon ashpër revistën: Jam e zhgënjyer nga realiteti i kësaj industrie (Foto)
Ju kujtojmë gjithashtu se ajo ka qenë një ndër të dashurat e Leo DiCaprios.
Nina Agdal ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj pasi një nga revistat e modës e ka prerë nga kopertina sepse thjesht nuk i përshtatej formave trupre që ata realisht kërkonin. Bukuroshja 25-vjeçare, e cila ka bashkëpunuar me Victoria’s Secret ka publikuar së fundmi një foto, në përshkrimin e së cilës shpreh gjithë zemërimin e saj.
Advertisement
“Sot jam më e zhgënjyer se kurrë nga realiteti i ashpër i kësaj industrie. Disa ditë më parë pranova të bashkëpunoj me një revistë dhe isha tepër entuziate, kur agjenti im merr një email ku thuhej se nuk do të isha pjesë e kopertinës pasi “nuk reflektoj mirë talentin tim” dhe “nuk përmbush kushtet e tregut”. Unë jam masa 4, te disa foto të tjera jam 6-ta. Unë nuk jam fizikisht e ndërtuar për modele pasarelash dhe s’kam qenë kurrë e dobët mjaftueshëm. Tani më shumë se kurrë , i dua format e mia dhe po punoj çdo ditë e më shumë për të qenë kështu”- shkruan ajo në foton ku dukej e veshur vetëm me një palë xhinse dhe asgjë tjetër.