Victoria Beckham së fundmi ka bërë publike listën me 52 modelet që do të jenë pjesë në sfilatën e modës të organizuar prej saj e cila pritet të mbahet në fund të këtij viti.

Një fakt interesant që u vu re në këtë listë ishte mungesa e modeleve “plus size”, modeleve që kanë peshë dhe shëndet të ndryshëm nga modelet standarde që jemi mësuar ti shikojmë në perfeksion linjash të dobëta.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Pikërisht për këtë arsye, bukuroshja, Tabria Majors ka ndërrmarë një “mision”, t’i tregojë Victorias dhe stilistëve të tjerë që e kanë shumë gabim. Ajo ka riprodhuar fotot e modeleve të Victoria’s Secret, për të treguar se të brendshmet e linjës së saj duken po aq bukur në një trup si ajo.

“Ndoshta unë do të jem modele e Victoria’s Secret vetëm për Halloween, pasi kjo nuk ka gjasa që të ndodh në realitet. Unë kam ripordhuar disa foto me veshjet e preferuara nga linja VS për të treguar që që edhe vajzat me masën time, mund të “shesin” të brendshme po aq sa modelet e tjera”, është shprehur Tabria Majors.

Epo kur diferencon ka pakënaqësi dhe ky ishte një rast tipik që tregon se dhe “modelet e bëshme” mund të duket sexy si ato slim fit.