Po prisni një Emma Stone kokëkuqe? Jo, nuk bëhet fjalë! Aktorja ka hequr dorë nga efekti brun dhe flokë të kuqe në pamjen e saj, duke bërë një super ndryshim.
Bjonde e fortë dhe me prerje bob asimetrike, Stone duket yll me këtë model të ri flokësh.
Ndoshta, efekti Barbiecore e ka tunduar atë që të bëjë ndryshimin drastik në pamje, duke hequr dorë nga pamja prej bruneje në një super kapërcim si bionde 100%.
Ndryshimi i ngjyrës, shpesh sjell edhe ndryshimin e gjatësisë, ndaj Stone i ka besuar parukieres personale edhe shkurtimin e gjatësisë së flokëve me disa centimetra duke na prezantuar përmes fotove me një model të ri.