Eksperti i rrjeteve sociale, Blerim Xheladini, ka zbuluar politikanët shqiptarë të cilët kanë më shumë reagime të rreme në rrjete sociale.
Xheladini theksoi se ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit e rremë janë disa ministra të qeverisë Rama.
Eksperti citoi ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshit ata të cilët ndodhen në krye të listës për ndjekësit fake.
Më tej ai përmendi dhe ish-kreun e PD-së Basha, kryeparlamentaren Nikolla, si dhe ministren e Bujqësisë Frida Krifca si politikanët e tjerë që renditen në krye të listës me reagimet e rreme në rrjete sociale.
‘E kemi nxjerre në listë ne personin që më shumë ndjekës fake.
Ne masim këta që kanë reagime fake jo ndjekës, këtë informacion e marrim nga Facebook dhe Instagrami direkt, të cilët na japin informacion për angazhim të jashtëzakonshëm të llogarive të reja që përdoren për përmirësimin digjital të një politikani.
Unë mendoj që kjo është pjesa që duhet ta diskutonim dhe që politikanët të jenë sa më shumë të vërtetë.
Tek lista që unë kam nisur, më shumë reagime fake kanë disa ministra në qeverinë Rama. Është Bora Muzhaqi dhe Niko Peleshi, ata të cilët i kanë më shumë reagime fake.
Është dhe zoti Basha dhe zonja Nikolla, Krifca, Bilali, pra janë një grup politikanësh të cilët kanë reagime fake gjatë periudhës së dhjetorit kur është bërë studimi’, tha Xheladini gjatë një interviste për Euronews.