Miley Cyrus ishte e përzgjedhura e radhës për kopertinën e revistës Wonderland.

Në setin fotografik plot shkëlqim ku dominon ngjyra rozë, të realizuar nga Ellen von Unwerth, ishte vetë këngëtarja që ideoi stilin e veshjes.

Advertisement

Artistja 25-vjeçare kishte shumë për të thënë në intervistën e saj ekskluzive ku mbi të tjera mund të veçojmë…

Aktrimin: “Vëmendja ime nuk e pëlqen idenë e fokusimit dhe të qenit në një projekt për shumë muaj, veçanërisht duke qenë një personazh dhe duke mos qenë vëtvetja për aq kohë. Lidhem shumë me personazhet që luaj, ashtu siç bëj me muzikën. Pra, atëherë bëhet e vështirë për mua që të lidhem me një personazh që nuk ka lidhje me karakterin tim. Për tani, jam aq i kënaqur me këtë që po bëj, duke qenë dikush tjetër nuk duket si kënaqësi për mua. ”

Perfromancën e turpshme në VMA gjatë 2013-ës: Jo vetëm që kultura ndryshoi, por jeta dhe karriera u ndryshuan përgjithmonë… Më frymëzoi të përdorja platformën time për diçka shumë më të madhe. Nëse bota do të përqëndrohet në mua dhe atë që po bëj, atëherë ajo që po bëj duhet të ketë ndikim dhe duhet të jetë diçka e madhe. Më inkurajoi të isha më shumë e përfshirë, gjë që më drejtoi të filloja organizatën time, e cila është Fondacioni Hippie Happy.

The Voice“Pjesa më e vështirë ishte të kujdesesha për anë time artistike dhe gjithashtu të isha trajnere në The Voice në të njëjtën kohë. Sa shumë që kujdesesha për veten, isha gjithashtu duke drejtuar 12 konkurrentë. Ishte e rëndësishme për mua që t’u jepja atyre artistëve  vëmendjen time gjatë gjithë kohës kur ishim duke punuar së bashku.”