Pas muajsh spekulime mbi uljet dhe ngritjet në marrëdhënien e tyre, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë gati të bëjnë hapin e madh.

Për herë të parë, çifti u njoh në 2009-ën gjatë xhirimeve të filmit “The Last Song”, për tu fejuar në 2012-ën dhe për t’u ndarë vetëm një vit më pas. Por historia e tyre thjesht ka qenë e shkruar të ketë një fund të lumtur.

Advertisement

Edhe pse shpesh është përfolur për ceremoni sekrete të martesësës së tyre pas ribashkimit, asgjë nuk ka qenë e konfirmuar nga vetë ata. Megjithatë, këtë herë çifti e ka marrë seriozisht. Sipas Entertainment Tonight, Miley është duke planifikuar martesën (e cila me shumë gjasa do të bëhet në fshehtësi të plotë) dhe dita është shumë afër.

Edhe pse mund të presim çdo gjë nga këngëtarja, shpresojmë vërtet që ata të dy të vendosin njëherë e mirë që  të kurorëzojnë lidhjen me martesë.