Ahmetaj: Qeveria, vendim për të mos ndryshuar barrën fiskale

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Këshillit Tatimor tha se në tre javët në vazhdim, do të bëhet funksionale platforma dixhitale “Tatimpaguesi Dixhital”. Ministri bëri të ditur gjithashtu se qeveria ka marrë një vendim për të mos ndryshuar barrën fiskale. Ai shtoi se vendimi i qeverisë është që taksat të mos ndryshohen. “Dua të ndaj me ju gjithashtu që në tre javët që vijnë, ne do të bëjmë funksional platformën dixhitale, një aplikacioni cili do të jetë shumë i thjeshtë për tu përdour që do të quhet “Tatimpaguesi Dixhital”, me 3+1 kategori kryesore brenda alikacionit. Do të jetë i përdorshëm shumë thjeshtë në kompjutere, në telefona mobile, android. Kategoritë janë “na pyesni”, “sugjeroni”, “denonconi”. Nëpërmjet këtij aplikacioni , sipërmarrja do të ketë mundësi të marrë informacion të drejtpërdrejtë për çështje kryesore që ka sipërmarrja”, tha Ahmetaj. Në fokus të mbledhjes, ishte thjeshtëzimi i procedurave tatimore, ku vetë ministri Ahmetaj sqaroi se kjo platformë dixhitale do të ofrojë lehtësi për përdoruesit. “Pika e dytë është sistemi informatik. Sistemi informatik që kemi sot tek tatimet është një sistem modern, një platformë shkencore e maturuar në bërjen e saj, por sigurisht që ka provën e vet në eksperiencën e tatimeve akoma. Ofron lehtësi në përdorim dhe përdoruestë rinj të tatimpaguesit si dhe informacionet e nevojshme për të kryer analizat e riskut. Është ky sistem që mundoëson atë platformë që ne sot krenohemi, është “platforma dixhitale e riskut” që ne kemi filluar të përdorim që nga shtatori i vitit 2015′, sqaroi ministri i financave Ahmetaj. Ahmetaj e cilësoi takimin e sotëm si një provë dhe mundësi për të marrë opinionet dhe sugjerimet e sipërmarrësve.

Advertisement