Profili i Miley Cyrus në Instagram me siguri është një nga më të çmendurit. Nuk ka ditë ku këngëtarja të mos postojë fotomontazhe. Një nga subjektet e preferuar është Familja Kardashian-West, përfshirë dhe vajzën e tyre. Shpesh Miley-t i pëlqen të zëvendësojë fytyrën e North me të vetën, me shprehje jo fort të këndshme të cilat nuk janë mirëpritur nga Kim Kardashian dhe Kanye West. Sipas një burimi të RadarOnline: “Kim dhe Kanye mendojnë se Miley ka kaluar çdo kufi dhe duhet të ndalojë së talluri vajzën e tyre. Kim mendonte se e kishte shoqe Miley-n por në këtë rast ajo ç’ka bën nuk i duket aspak argëtuese”.
Përgjithësisht prindërit nuk para kanë shumë sens humori ku fëmijët e tyre tallen, e nëse flasim për Kim dhe Kanye çështja bëhet akoma më serioze duke ditur se nuk shquhen për autoironi. A do të vazhdojë Miley të postojë foto të North në Instagram? Koha do t’a tregojë…