Hahaha…Parukja e Drake dhe kërcimi i tij nuk duhen humbur!
Migos publikojnë klipin e “Walk It Talk It” (singëlli i radhës nga albumi “Culture II”) mbrëmjen e djeshme dhe në më pak se 12 orë, videoja ka kaluar mbi 2 milionë shikime, aspak keq apo jo?
Për klipin muzikor të këngës, Migos vendosën të rikrijonin emisionin e vjetër televiziv “Soul Train”, ku pjesëmarrës është reperi Drake me paruken më qesharake dhe me lëvizjet e tij që të sjellin të qeshurat. Ah po, edhe aktori i çmimit Oscar, Jamie Foxx ka një rol të vogël.
Ndiqni klipin më poshtë: