Kanë kaluar 12 vjet që kur Michael Jackson ndërroi jetë, nga mbidoza. Ai u gjet i vdekur në 25 qershorin e vitit 2009 në Los Angeles. Megjithatë, muzika e tij na mungon të gjithëve. Së fundmi, vëllezërit dhe motrat e Michael kanë zbuluar se ata po përpiqen të regjistrojnë muzikë të re, të papublikuar të këngëtarit të ndjerë.
Në një intervistë për The Sun, vëllai i Jackson, Tito tha se Mbreti i Popit “la disa gjëra pas”. Së bashku me Jackie, Jermaine dhe Marlon, Tito planifikon të publikojë regjistrimin e tyre të përbashkët nga viti 1989. “Është padyshim një ide brilante”, tha ai.
Dy albume të Michael Jackson janë publikuar pas vdekjes së tij, ‘Michael’ në 2010 dhe ‘Xscape’ në 2014. Ndërkohë, “Thriller” mbetet albumi i dytë më i shitur në SHBA në të gjitha kohërat.