Kledi Kadiu, baba për herë të dytë: Balerini zbulon emrin e bebit

Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte Lazzari, janë bërë prindër për herë të dytë. Në një postim në Instagram, balerini postoi një foto të vogëlushit.

“Gabriel. 29 gusht 2021, 13:48,” shkruan ai. “3,950 gramë dashuri e pastër,” lexohet në foton e postuar nga Charlotte në Instagram.

Kledi dhe Charlotte njoftuan se do të bëheshin prindër në shkurt të këtij viti, ndërsa gjininë e zbuluan në prill. Në vitin 2016, Charlotte solli në jetë fëmijën e parë të çiftit, një vajzë me emrin Lea.

Advertisement

Pas viteve bashkëjetesë, Kledi dhe Charlotte, një intruktore yoga dhe vallëzimi, e kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni intime në periferi të Romës, buzë liqenit të Bracciano-s në vitin 2018.