Kohët e fundit akuzat për ngacmim seksual në “Hollywood” po kthehen në “trend”.
Akuza të tilla kanë përfshirë edhe një ndër aktorët më të njohur, Michael Douglas, i cili është akuzuar nga një punonjëse për përdorim fjalori të ndyrë dhe masturbim në prani të saj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit, i cili ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke theksuar faktin se çdo gjë e thënë në drejtim të tij është gënjeshtër.
Por përveç reagimeve të vetë personazheve, të përfshira në skandale seksuale, në krah të tyre kanë ardhur edhe kolegët. Në rastin e akuzave ndaj Michael Douglas ka reaguar bashkëshortja e tij Catherine Zeta-Jones e cila ka deklaruar se familjarisht qendrojnë krahë çështjes.
Bashkëshortja e aktorit ka shprehur besimin ndaj Douglas, dhe se nuk ka asnjë dyshim për fjalët e tij.