Metallica shpërndan 750 mijë dollarë për Australinë

Grupi i njohur i muzikës heavy metal, Metallica, ka vendosur të dhurojë 750 mijë dollarë si donacion për zjarret që kanë dëmtuar Australinë tash e disa javë.

Sipas Dailymail, ata do të dhurojnë këto para për  NSW Rural Fire Service and  Country Fire Authority in Victoria përmes fondacionit të tyre të bamirësisë All Within My Hands.

Këtë ata e bënë të ditur me anë të një postimi në Instagram.

“Ne jemi tërësisht të mërzitur nga lajmet për zjarret që kanë përfshirë miliona hektarë në të gjithë Australinë, me ndikim të madh në New South Wales dhe Victoria. Shkatërrimi dhe efektet shkatërruese që vijnë për të gjithë banorët, kafshët, mjedisin dhe tokën e jashtëzakonshme në Australi janë vërtet zemërthyes”, kanë shkruar në Instagram.

 

 

 

 

 

 

 

 

/KlanKosova/