Merret vendimi, ky është qyteti italian ku do zhvillohet “Eurovision 2022”

“Eurovision”, kompeticioni prestigjioz i këngës që u fitua nga grupi italian Maneskin vitin e kaluar do të mbahet në Itali, siç e do formula. Por prej javësh është mësuar se nuk do mbahet në “qytetin e përjetshëm”, Romë, siç ishte parashikuar më herët. Kjo për shkak se nuk ka ambientin e duhur për të pritur një ngjarje të tillë dhe për këtë arsye në listë u vendosën 5 qytete të tjera si Milano, Bologna, Pesaro, Rimini dhe Torino. Tashmë vendimi është marrë dhe do të jetë Torino, qyteti që do të organizojë “Eurovision” për vitin 2022. Autoritetet lokale në Romë kanë propozuar “Pallatin e Sportit” si vendin ku mund të organizohej “Eurovision 2022”, por specialistët e EBU që merren me organizimin e eventit refuzuan duke thënë se nuk përmbushte disa nga kushtet e nevojshme. Detaje të reja pritet të mësohen në orët e ardhshme.

Advertisement