Merr fund lidhja e Kanye West dhe Julia Fox

Romanca e furishme Kanye West dhe Julia Fox ka marrë fund. Ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas rreth gjashtë javësh nga momenti që u bë publike.

“Julia dhe Kanye mbeten miq dhe bashkëpunëtorë të mirë,” tha përfaqësuesi i saj në një deklaratë për Page Six, “por ata nuk janë më bashkë”.

Advertisement

Spekulimet për ndarje kanë filluar fill pas publikimit të fotove të reperit të njohur me një vajzë që njihet për ngjashmërinë e saj me ish-gruan e tij Kim Kardashian.

së fundmi u përfol se Fox ishte duke qarë për ndarjen nga Kanye, duke iu referuar disa fotove të saj teksa udhëtonte në aeroport. Mirëpo ajo ka reaguar lidhur me këtë konstatim, duke ironizuar artikujt, e duke theksuar se nuk ishte duke qarë.

Ajo që u vu re ishte se në reagim, ajo në asnjë moment nuk e mohoi ndarjen nga artisti, duke na nënkuptuar konfirmimin e lajmit.

“ ‘Me lot në sy?!’  Unë nuk kam qarë që nga viti 1997 dhe nuk do të qaja kurrë specifikisht për këtë gjë! Në fakt, kam qenë duke qeshur më shumë se kurrë këto kohë.”

Tani që romanca e stuhishme e West me Julia Fox ka marrë fund, burime të afërta thonë për Page Six ekskluzivisht se reperi e ka fokusin tek fëmijët dhe muzika.