Jonida Maliqi rikthehet te “dashuria e parë” dhe bën premtimin e bukur

Jonida Maliqi më në fund është rikthyer në muzikë. Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën “Need you” në bashkëpunim me artistin ndërkombëtar Obie Kellz.

Kënga është një dedikim shumë i ëmbël dashurie me një ndërthyrje të gjuhës angleze dhe shqipe. “Need you” është ritmike, duke na sjellë të gjithve ngjyra dhe emocione të ngrohta për të cilat të gjithë kemi nevojë në këto ditë të ftohta dimri.

Advertisement

Sakaq, Jonida ka premtuar në rrjetet sociale se nuk ka më pushime pasi shumë materiale të tjera muzikore na presin.

“Është gjithmonë qejf dhe emocion të kthehem tek dashuria ime e parë, tek ajo që më njohu me ju… Ky është materiali im i ri në muzikë dhe pas tij do vijnë shumë të tjerë. Ky është një premtim: s’ka më pushime! Uroj ta shijoni dhe kërceni po aq sa unë në këtë vit që e mbaja vetëm për vete këtë duet”, shkroi Jonida krah videos së këngës në Instagram.