Kancelarja gjermane, Angela Merkel planifikon të punojë ngushtë me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, pavarësisht sulmit të tij lidhur me mënyrën sesi ajo ka trajtuar krizën e refugjatëve, deklaroi sot zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.
“Merkel ka lexuar me interes intervistën e Trumpit”,- tha Seibert, duke vënë në dukje se presidenti i zgjedhur amerikan i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij.
“Pikëpamjet janë të njohura”, u shpreh Seibert, duke shtuar se Berlini po pret për inaugurimin e presidentit ditën e premte dhe se planifikon të punojë ngushtë me administratën e re.