Menduam se ishin të pandarë, çifti i famshëm i jep fund lidhjes 2-vjeçare

Oh, sa keq!

Ariana Grande i ka dhënë fund lidhjes 2-vjeçare me partnerin e saj, reperin Mac Miller.

Advertisement

Sipas TMZ-së, siç ndodh zakonisht, çifti i ka dhënë fund romancës për shkak se karriera e tyre zinte pjesën më të madhe të kohës.

Artistët dolën publikisht bashkë në shtator të 2016-ës dhe për herë të fundit janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Coachella.

Ah, gjithashtu thuhet se ata do të mbajnë raporte të mira me njëri-tketrin. Gjithsesi na vjen shumë keq që këtë vit edhe një tjetër çift i dashur i dha fund lidhjes së tyre.