Pasi e bënë meme, reagon Selena Gomez (Video)

Eventi i Met Gala vazhdon të përflitet ende edhe pse ndodhi mbrëmjen e së dielës. 

Një ndër personazhet prezente ishte dhe Selena Gomez, e cila për fat të keq, por me humor, u kthye në një meme, jo për kostumin, por për ngjyrën e saj të lëkurës…

Advertisement

Megjithatë këngëtarja dhe aktorja e famshme, pasi pa që interneti zjeu nga memet, reagoi në mënyrën e saj.

Në një video të postuar në Instagram, Gomez shfaqet duke vrapuar dhe shkrimi me të cilin kishte shoqëruar videon ishte: “Unë, kur pashë fotot e mia nga Met”. Edhe pse Selena e kishte kuptuar që paraqitja e saj nuk ishte ajo që pritej, e ka kaluar me humor këtë gjë. Ajo është më e ndjekura në Instagram dhe videoja ka marrë shumë shikime, por asnjë koment pasi këngëtarja i ka bllokuar…

Me when I saw my pictures from MET ??‍♀️

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez) on