Nëse ndonjëherë keni dërguar një fotografi nudo apo një mesazh seksi, normalisht që nuk jeni e vetmja sepse me avancimin e teknologjisë, ‘hakmarrja pornografike’ është bërë një epidemi e vërtetë.
Si formë e ngacmimit në internet, hakmarrja pornografike – shpërndarja e fotove apo videove lakuriq pa lejen e personit – ka aftësinë ta dëmtojë karrierën, reputacionin, jetën familjare dhe vetëbesimin e një personi.
Pavarësisht kësaj, vetëm në vitin 2015 në disa shtete ka filluar të krijohen ligje të veçanta për të ndihmuar në luftimin e këtij fenomeni.
Megjithatë, statistikat rreth hakmarrjes pornografike vazhdojnë të rriten, ku një studim nga McAfee ka zbuluar se 10% e ish-partnerëve kanë kërcënuar për ekspozim të fotove erotike në internet dhe 60% prej të cilëve kanë vazhduar me kërcënime.
Por, çfarë mund të bëni për të shmangur hakmarrjet pornografike?
Nëse dërgoni foto, sigurohuni se fytyra juaj nuk është në ato foto!
Nëse vendosni t’ia dërgoni partnerit një foto tuajën lakuriq, përqendrojeni kamerën vetëm në trupin tuaj dhe mos e përfshini fytyrën me qëllim që ta ruani anonimitetin. Gjithashtu ruajuni edhe nga detajet të cilat mund t’ju identifikojnë si person, siç janë tatuazhet apo vathët.
A i besoni plotësisht atij?
Ndoshta është arsyeja më e qartë që mund të ekzistojë, por prapëseprapë mbetet këshillë e rëndësishme: nëse nuk i besoni atij, mos e shtypni butonin ‘Send’, transmeton telegrafi. Konsideroni mirë nëse personi është i besueshëm dhe nëse e ka potencialin që ato fotografi t’i shfrytëzojë për t’ju kërcënuar.
Përdorni aplikacione më të sigurta
Gjëja e mrekullueshme rreth ‘Snapchat’ dhe ‘Instagram’ është se automatikisht i fshijnë mesazhet dhe ju paralajmërojnë nëse dikush u ka bërë screenshot. Prandaj, mundohuni të përdorni aplikacione sa më të sigurta nëse dërgoni foto të tilla.
Ruani mirë fotot!
Nëse dëshironi t’i ruani fotot tuaja të rrezikshme, atëherë sigurohuni t’i ruani me fjalëkalim dhe t’i fshihni diku mirë.
VËREJTJE: Nëse jeni viktimë e hakmarrjes pornografike – pra kur dikush ju kërcënon se do t’jua publikojë fotot lakuriqe në internet – mos hezitoni ta telefononi policinë!