Një 30-vjeçare nga Norvegjia është quajtur nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale si zjarrfikësja më seksi në botë.
Falë fotove të saj me bikini në Instagram, 30-vjeçarja Gunn Narten po bëhet e njohur në të gjithë botën. Bukuroshja bjonde poston shumë foto me bikini, duke bërë stërvitje në palestër dhe gjithashtu në orarin e punës.Gunn thotë se edhe pse ka një punë të rrezikshme, ajo nuk ka aspak frikë. Gjithashtu, thotë se kolegët e saj nuk e vënë re fare bukurinë e saj. Për këtë të dytën kemi dyshime…