Mëmë e bijë, 60 mijë paund operacione plastike

    Një mama e katër fëmijëve, është aq e fiksuar pas operacioneve plastike, sa që thotë se asgjë nuk mund ta ndalë të arrijë pamjen që do, edhe sikur ti duhet që operacionet t’ja financojë e bija.
    Georgina Clarke, 39-vjece, ka shpenzuar mijëra paund për tu dukur si kukulla Barbie.
    Ndërkohë të njëjtën ide ka dhe e bija, Kayla Morris, 21-vjece, e cila duke punuar si striptiste arrin të financojë operacionet plastike si për veten ashtu edhe për mamanë e saj.
    Kayla ka treguar për një emision televiziv se e ka planifikuar operacionin e parë të zmadhimit të gjoksit që kur ishte 11-vjec.
    Georgina (mamaja) ka thënë se nuk e shqetësonte ideja e së bijës për të bërë operacione plastike, duke qenë se ajo donte të dukej si Katie Price.
    “Katie Price është një model i mirë për tu ndjekur, e fortë, e pavarur”, ka arsyetuar ajo.
    Tashmë të dyja, mëmë e bijë, e pranojnë se janë të varura nga operacionet plastike.
    Kayla ka treguar se buzët i ka fryrë me plot një shiringë e gjysëm (1.5ml) dhe se po të kishte mundësi do ti frynte akoma më shumë.
    Deri më tani të dyja kanë paguar rreth 60 mijë paund për operacionet e kryera.
    “Jam shumë me fat që kam një vajzë si Kayla e cila më paguan operacionet. Nuk e kam problem që ajo të ketë një burrë që ta financojë, apo që të punojë si striptiste, sepse ne të dyja po realizojmë ëndrrën tonë”, ka thënë mamaja.
    Aktualisht, të dyja shpenzojnë rreth 5 mijë paund në vit me seanca solari.
    Kayla ka kryer zmadhim gjoksi në moshën 18-vjecare për 5 mijë paund, fryrje të buzëve 6 herë për 1800 paund, pesë herë në javë solar 10 mijë e 400 paund, extension flokësh 6 mijë e 300 paund, lyerje flokësh 2880 paund, trajtime flokësh 3900 paund, manikyr 2880 paund, zbardhim dhëmbësh 200 paund, makeup permanent 300 paund.
    Georgina ka kryer 7 fryrje buzësh në tre vitet e fundit 2100 paund, mbushje të faqeve 2250 paund, botox 1800 paund, makeup permanent 300 paund, pesë herë në javë solar 10 mijë e 400 paund, lyerje flokësh 2880 paund, zbardhim dhëmbësh 200 paund, manikyr 2880 paund.

    Advertisement