Nuk është hera e parë që Melania Trump, gruaja e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, bëhet objekt talljeje dhe meme-sh në shtypin e shkruar dhe rrjete sociale. Videot teksa refuzon të zbresë shkallët e avionit me bashkëshortin, apo shmang përqafimin e tij janë tashmë të njohura nga të gjitha, por jo më pas mbeten edhe veshjet e papërshtatme në daljet e saj publike. E mesa duket kjo gjë ka ndodhur edhe dje, kur Zonja e Parë habiti këdo teksa u paraqit me një veshje jo fort të zakonshme, ndërsa mbillte një rrënjë dushku të kohës së presidentit Eisenhower, në kopështin e Shtëpisë së Bardhë.

Sigurisht që askush nuk priste që Melania të vishej si një ish-kooperativiste, por fundi me motive floreale i Valentino-s, i cili ka kushtuar plot 4000 dollarë dhe këpucët me majë Louboutin ishin gjëja e fundit që do të donim të shihnim. Megjithatë Zonja e Parë vendosi të ruante elegancën edhe në një gjë kaq të thjeshtë, siç është hapja e një grope.
Ekspertja e kopshtarisë Alys Fowler sqaron «Ajo që shihni në foto nuk është bel, por lopatë. Dyshoj se ia dhanë që të mblidhte vërtetë njeë pemë, pasi nuk do ta shtynte kurrë me këmbë veshur me ato këpucë. Nuk e gjykoj të gabuar as zgjedhjen e saj për fundin. Fundet janë të lirshëm dhe të lejojnë të punosh pa u ndjerë në siklet». Pavarësisht fjalëve të ekspertes, Melania nuk duket edhe aq këndshëm, ndonëse kuptohet qartë që as nuk është lodhur fare për të mbjellë pemën./BURIMI ”THE GUARDIAN”

Advertisement