Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, dje festoi 48-vjetorin e lindjes, por nuk mori dhuratë nga bashkëshorti i saj.
Trump të enjtën bëri një lidhje direkte në emisionin e njohur “Fox & Friends”. Gjatë kësaj telefonate presidenti i SHBA-së u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të, sepse bashkëshortja e tij Melania sot ka ditëlindjen.
“Kam zgjedhur një ditë shumë të veçantë, sepse është ditëlindja e Melanias. Gëzuar ditëlindjen Melania”,- tha Trump për “Fox & Friends”.
Por pavarësisht kësaj ai nuk i ka bërë asnjë dhuratë asaj, e këtë Trump e arsyetoi me faktin se nuk ka pasur kohë.
“Jam shumë i zënë me punë për të vrapuar pas dhuratave, megjithatë kam marrë një kartolinë të bukur dhe disa lule të bukura”,- u shpreh Presidenti i SHBA-së.