Meghan Markle “shitet” nga motra e saj për miliona dollarë

Tanimë prej disa kohësh dihen mardhëniet aspak të mira mes Meghan Markle dhe familjes së saj.

Të shpeshta janë edhe deklaratat nga motra apo babi i saj ku zbulojnë sekrete të jetës së Meghan. Por të gjitha këto paskan koston e tyre.

Advertisement

“Cosmopolitan” ka zbuluar se motra e Dukeshës, Samantha Markle pas çdo deklarate fiton një shumë të majme parash nga ana e mediave. Sipas të dhënave, deri më tani ajo ka fituar mbi 100 milionë dollarë. Para se ajo të bëjë një deklaratë ju vendos mediave një shifër të caktuar parash dhe menjëherë pasi përfundon fjalët ajo paguhet.

Sipas burimeve, fitimi i saj do të shtohet edhe më shumë pasi të vijë në jetë fëmija i parë i Dukeshës dhe Princit. Samantha është shprehur se mezi po e pret atë periudhë, pasi dëshiron të tregojë me çdo kusht disa sekrete lidhur me shtatzëninë e së motrës.

/News31/