Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka qenë redaktore nderi e numrit të shtatorit të edicionit britanik Vogue dhe është fokusuar tek femrat që thyejnë barrierat.
Në kopertinë shfaqen 15 femra, mes të cilave aktivistja adoleshente e klimës, Greta Thunberg dhe kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Megan ka zgjedhur të mos e vendosë veten në kopertinë – tha kryeredaktori i revistës Eduard Enninful, pasi mendoi se kjo nuk ishte e përshtatshme.
Vetë Meghan tha se shpresonte që njerëzit do të frymëzoheshin sic ishte frymëzuar dhe vetë ajo, nga femrat e shfaqura në kopertinë.
Edicioni, i titulluar Forca për ndryshim, nxjerr në pah, ndryshim-bërëset të bashkuara mes tyre nga guximi për thyerjen e barrierave – tha në një deklaratë edhe pallati Bakingam.
Meghan që lindi fëmijën e saj të parë në maj, tha se kishte shpenzuar të paktën shtatë muaj duke punuar me projektin, për ta bërë revistën më të lexuar të modës që të fokusohet tek vlerat, kauzat dhe pasojat e njeriut në botën e sotme. Në këtë numër përfshihet edhe një bisedë mes Meghan dhe ish Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama.
Në kopertinë shihen edhe aktoret Jane Fonda, Salma Hayek Pinault, Laverne Cox, Jameela Jamil, Yara Shahidi dhe Gemma Chan, si edhe modelet Christy Turlington Burns, Adwoa Aboah dhe Adut Akech. Mes 15 yjeve, është edhe boksierja ramala ali, avokatja Sinead Burke, kërcimtarja kryesore e trupës mbretërore të baletit Franceska Hayward dhe autorja Chimamanda Ngozi Adichie.
/Top Channel/