Meghan Markle merr dhuratën e parë të ditëlindjes si pjesëtare e familjes mbretërore

Meghan Markle, Dukesha e Sussex, do të festojë 37-vjetorin e saj më 4 gusht dhe për herë të parë si pjestare e familjes mbretërore, por dhuratat kanë nisur që tani.

Organizata për të drejtat e kafshëve ‘PETA’ i ka dërguar Meghan një çantë lëkure vegane nga brandi i njohur ‘Alexander K’. Drejtoresha e kësaj organizate ka thënë se kjo është dhurata perfekte për Dukeshën, duke qenë se ajo është vegane dhe kujdeset për kafshët dhe mjedisin.

Advertisement

Kjo çantë mund ta inspirojë Meghan që të përqafojë stilin vegan të veshjeve dhe aksesorëve dhe të mos ketë në garderobë asnjë rrobë apo çantë që është bërë nga lëkura e kafshëve. Meghan Markle përveçse ndjek vetë një dietë vegane, po mundohet që të bindë edhe Princin Harry të konsumojë sa më pak mish.