Meghan Markle kërkoi një lindje private, por ja çfarë ka vendosur pallati mbretëror

Meghan Markle dhe Princ Harry pritet të bëhen prindër për herë të parë në vetëm pak ditë dhe të gjithë janë duke pritur me kërshëri momentin e lajmit se dukesha e Sussex ka lindur. Pak kohë më parë u bë e ditur se Meghan dhe Harry kanë preferuar që lindja e fëmijës së tyre të jetë private, por sipas ‘People’, pallati Buckingham ka lajmëruar se kjo nuk është e vërtete dhe se ata do ta bëjnë të ditur kur ky moment të ndodhë. Ashtu siç kanë shtuar dhe burimet pranë ‘People’,

Princ Harry dhe Markle do të realizojnë edhe setin fotografik së bashku me fëmijën e tyre në kështjellën Windsor. Pavarësisht kërkesave të dukeshës, duket se pallati mbretëror nuk e ka thyer protokollin kësaj here. Ende nuk dihet së çfarë do të ndodhë realisht, por kjo pritet të bëhet e ditur shumë shpejt në ditët në vazhdim. 

Advertisement

/RevistaWho/