Gjykata e Lartë e Pensilvanisë mori vendimin për ta liruar reperin nga Philadelphia pas pesë muajsh burgim.
“Dua të falënderoj Perëndinë, familjen, miqtë, avokatët dhe ekipin tim në Roc Nation, duke përfshirë Jay-z, Desiree Perez, mikun tim të mirë Miachel Rubin, fansat e mi dhe Gjykatën e lartë për dashurinë dhe mbështetjen dhe inkurajimin e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar reperi në një postim në Instagram, “Ndërsa pesë muajt e fundit kanë qenë një makth, lutjet, vizitat, thirrjet, letrat dhe tubimet kanë ndihmuar që unë të qëndroj pozitiv”.
Le të kthehemi në dhjetor të 2017-ës kur Meek Mill nuk u kthye në shtëpi për Krishtlindje.
Gjykata e Lartë e Pensilvanisë refuzoi kërkesën e reperit për lirim me kusht, teksa gjykatësja Genece Brinkely hodhi poshtë kërkesën e tij.
Në dokumentet ligjore, gjykatësja Brinkley tha se reperi nga Philadelphia është i rrezikshëm për komunitetin.
Ajo po ashtu sugjeroi se testet e tij të drogës mund të mos jenë valide dhe se ai mund të përdorë “Fast Flush” për të pastruar organizimin.
Ekipi ligjor i Meek Mill ka akuzuar gjykatësen për sjellje të pahijshme.
Meek Mill aktualisht po kaloi dënimin e tij prej dy deri katër vjet për thyerje të lirisë me kusht. Arrestimi i tij ka qenë temë e nxehtë në media dhe mbështetësit e tij më të mëdhenj kanë qenë Jay Z, Rick Ross, Drake, Colin Kaepernick etj.
“Ai është një përfaqësues i shumë më shumë se sa famës së tij. Ai është simboli i një sistemi që ju dhunon për asgjë dhe ju shkatërron potencialin e shkathtësinë për të shkuar përpara në jetë”, ka thënë Reverned Al Sharpton në kuadër të lëvizjes #FreeMeekMill për lirimin e reperit.
Kujtojmë gjithashtu se Mill ka qenë në një lidhje 2-vjeçare me reperen Nicki Minaj.