Me postimin e fundit Sara dëshmoi se Ledioni dhe London ndajnë të njejtat pasione

Kanë kaluar pak më shumë se dy javë nga ardhja në jetë e Roman dhe familja e Sarës e Ledionit nuk mund të ishte më e lumtur se kaq. Mes postimesh plot humor se si është jeta e një prindi me fëmijë e të tjera vështirësive të rrëfyera nga Sara, kjo e fundit nuk harron të na kujtojë se sa të ëmbla janë mëngjeset me të vegjëlit përreth.

Ka qenë dita e London sot për të na surprizuar me pasionin e tij për muzikën. Ulur në një piano të bardhë, vogëlushi shihet duke kënduar melodinë e ‘La la la’, bashkëpunimit të Naughty Boy dhe Sam Smith. Teksa mundohet të ndjekë ritmin duke luajtur me tastet, Sara nuk mund ta humbiste rastin pa e publikuar një moment të tillë, ndërsa ne na u kujtua diçka tjetër.

Advertisement
Video Player

Ju kujtohet intervista e Ledionit në “Pop Culture” rreth dy vite më parë, ku zbuloi pasionin e tij për pianon? Ndonëse ende në fillimet e tij asokohe, Liço luajti diçka të shkurtër enkas për rubrikën e Dojna Memës. Duket se London ndan të njejtin pasion me të atin, ndërsa Sara dhe Ledioni shihet qartazi që po investojnë që tani në zhvillimin e talentit të vogëlushit. E kush nuk do ta ëndërronte një piano vetëm për vete? /News31.al

/News31/