Më përdhunuan në tarracën e një ndërtese…

New York-u nuk është një qytet i lehtë dhe Madonna e di mjaft mirë këtë, aq sa ka shumë për të treguar në revistën amerikane Harper’s Bazaar. Kur mbërriti në këtë qytet ëndrrash Madonna ishte e re dhe pa eksperiencë e si rrjedhojë “gjah” i lehtë. “Vitin e parë më rrëmbyen me një pistoletë, u kërcënova me një thikë, më përdhunuan në tarracën e një ndërtese dhe shtëpinë m’a plaçkitën tre herë. Me pak fjalë New York-u nuk më priti krahëhapur”,- ka rrëfyer ajo. Artistja që ka pozuar edhe për një shërbim fotografik të Terry Richardson, kish zgjedhur New Yorkun me objektivin e qartë për t’u bërë artiste, shtyrë nga filozofia “nëse nuk mund të guxoj në punën time ose në mënyrën time të të jetuarit, nuk kam arsye për të qenë në këtë botë”, por sigurisht që gjërat nuk ishin të lehta.
Mes punëve që Madonna-s i është dashur të bëjë në të shkuarën ka qenë edhe ajo e modeles së nudove për studentët e arteve. “Të shihja njerëzit teksa më fiksonin ka qenë një sfidë, por unë isha e vendosur të mbijetoja. Duhej t’a bëja! Edhe pse isha e vetme, duhej të sfidoja vetveten çdo ditë për të ecur përpara”,- ka thënë ajo.
Veç mbërritjes në NY, Zonja Ciccone ka veçuar si moment thelbësor edhe momentin kur adoptoi vogëlushin David. Vëmendja e shtypit ndërkombëtar mbi të dhe familjen e saj ka qenë gjigande: “Nuk kisha menduar kurrë se të adoptoje një fëmijë ishte si të futeshe në vorbullën e ciklonit. Jam akuzuar për sekuestrim, trafikim fëmijësh, për përdorim të famës që gëzoj për të shmangur burokracitë e se kisha korruptuar funksionarë e madje më kanë akuzuar dhe për magjira. Në të shkuarën më kanë kritikuar pasi kisha stimuluar një masturbim në skenë,  më kanë kritikuar për publikimin e librit tim “SEX”, për puthjen me Britney Spears në MTV VMA , por kurrë nuk e kisha menduar se shpëtimi i jetës së një fëmije ishte diçka për të cilën duhej të ndërshkohesha”.

Nga jeta e saj më tepër se aventureske Madonna ka nxjerrë një mësim: “Prano rreziqet dhe merr vendimet për shkak se je i/e bindur dhe jo se ashtu bëjnë të gjithë. Të rrezikosh është normë për mua!”.

Advertisement