Prej disa ditësh kanë qarkulluar lajme se babai i vajzës së Kylie Jenner, nuk është i dashuri i saj, Travis Scott, por roja Tim Chung, pasi ka kaq shumë ngjashmëri me vogëlushen.
Ky i fundit nuk ka folur lidhur me këtë çështje. Madje, i ndalur nga reporterët e TMZ për ta pyetur se a janë të vërteta fjalët që kanë qarkulluar, ai vetëm buzëqeshi duke shtuar më shumë dyshimet.
Por, më në fund Tim ka vendosur të thyejë heshtjen duke treguar të vërtetën rreth gjithë kësaj historie, e që mohoi të ketë pasur diçka me Kylien.
“Unë jam person shumë i rezervuar dhe nuk u përgjigjem thashethemeve apo historive qesharake që janë kaq shumë për të qeshur.
Me respektin më të thellë për Kylien, Travisin, vajzën e tyre dhe familjet e tyre, do doja të sqaroja të vërtetën dhe të them se veprimet e mia me Kylien dhe familjen e saj kanë qenë të limituara dhe vetëm në aspektin profesional. Nuk ka ndonjë histori këtu dhe u kërkoj mediave të mos më përfshijnë në histori të tilla, mosrespektuese për familjet e tyre.”, ka shkruar Tim.