Më në fund instagrami solli risinë që të gjithë e donim!

Rrjeti social instagram ka menduar të vijë me një risi që me siguri do ta duan të gjithë. Për ata që në listën e ndjekëse kanë persona me të cilët nuk do të donin të ndanim gjithçka, instagram ju vjen në ndihmë me opsionin e ri ‘close friends’. Ju mund të listoni disa prej miqve me të cilët doni të ndani gjithçka dhe në momentin që doni të postoni në Insta story duhet të klikoni në rrethin jeshil ‘close friends’ para se ta publikoni foton, apo videon.

Instagram-Close-Friends

Në këtë mënyrë postimin tuaj do të mund ta shohin vetëm miqtë që ju keni përzgjedhur në këtë listë. Kjo listë mund të bëhet fare lehtë në “Settings”- “Close Friends List”

Por duhet të dini që ky opsion vlen vetëm për postimet në ‘instastory’  dhe jo për ato në ‘home’./Bordo