Ariana Grande publikon videon e re dhe pjesëmarrësit nuk janë të zakontë

Ariana Grande  ka publikuar videon e shumëpritur për “Thank U, Next” dhe mund të themi që edhe ajo na i solli Krishtlindjet herët. 

Me rikrijime nga filma të famshëm të viteve 2000 “Mean Girls”, “Legally Blonde”, “Bring It On” and “13 Going On 30”, Grande  ka sjelle një produkt me të vërtetë wow, pasi ka ftuar në klip dhe aktorë nga filmat origjinalë si: Jonathan Bennett, Stefanie Drummond dhe Jennifer Coolidge. 

Advertisement

“Thank U, Next” qëndron prej 3 javësh në vendin e parë të klasifikimit Billboard Hot 100  dhe veç kësaj artistja më 6 Dhjetor do të nderohet nga  Billboard si Woman of the Year .