Princesha e popit ja ka kaluar kështu edhe Ashton Kutcher-it, njërit prej simboleve të këtij mikro blogu, duke mbërritur në gati 5 milion ndjekës. Ashton ka qenë më i ndjekuri në absolut në Twitter, por popullariteti i Britney-t u rrit me hapa gjigandë falë mesazheve të shpeshta të shkruara nga vetë ajo apo stafi i saj. Këngëtarja ka 4.944.969 ndjekës përkundrejt 4.941.352 ndjekës të aktorit Kutcher.