Klaus Gjasula ishte protagonist absolut në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë. Mesfushori nga Tirana u bë i pari lojtar në historinë e kampionateve europiane që shënon një autogol dhe një gol i aktivizuar nga stoli. Gjasula fillimisht u dha epërsinë kroatëve në të 76-ën, ndërsa në minutën e pestë të kohës shtesë 34-vjeçari barazoi rezultatin.
Krahas rekordit si lojtari i vetëm që shënon një autogol dhe një gol i aktivizuar nga stoli, ky ishte dhe goli më i vonë i barazimit i shënuar në një ndeshje të kampionateve europiane. Dy rekorde për Klaus Gjasulën, i cili kaloi nga ferri në parajsë dhe mban gjallë shpresat e Shqipërisë deri në fund.
Kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të hënën e 22 qershorit me Spanjën në Dyseldorf të Gjermanisë në orën 21:00. Një fitore do i jepte mundësinë Shqipërisë që për herë të parë në histori të prekte fazën e 16 më të mirave të kampionateve europiane.